Teksa është mbyllur pjesa e parë mes Aarhus dhe Egnatias, takim i vlefshëm për xhiron e 3-të në Conference League, rrogozhinasit duket se po dominojnë në çdo aspekt kundërshtarin, përpos golit të Ildi Grudës.
Në një këndvështrim të përgjithshëm, vihet re se Egnatia ka bërë gjithçka mirë, që nga përqindja e mbajtjes së topit e deri tek mundësitë e krijuara.
Sipas “Sofascore”, posedimi i topit anon në masën 68% nga rrogozhinasit, përkundër 32 të vendasve danezë. Edhe në rastet për shënim, kampionët e Shqipërisë kanë tentuar 6 herë drejt kuadratit, ndërsa Aarhus provoi vetëm një herë në portën e Dajsinanit.
Duhet thënë se kartoni i kuq i marr nga Kahl i marrë që në minutën e 3-të të takimit i dha një shtysë goxha të madhe ekipit të Nevil Dedes dhe një epërsi numerike që mund të shfrytëzohet maksimalisht në pjesën e dytë.






