Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Ilir Daja i “fshiu” nga lista për ndeshjen e kthimit, Dinamo nis festën për lojtarët kyç të ekipit (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja i “fshiu” nga lista për ndeshjen e kthimit, Dinamo
Ilir Daja dhe ekipi i Dinamos

Dinamo barazoi 1-1 përballë Pafos në “Elbasan Arena” mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë “play-off” të Conference League. E pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja u shpreh i pakënaqur me arbitrimin.

Kjo për shkak të kartonëve të verdhë që morën lojtarët e tij, Bruno Dita, Isi Manellari dhe Lorenco Vila. Tekniku Daja tha se këta 3 lojtarë do të mungonin në ndeshjen e kthimit, por rregullorja thotë tjetër gjë.

Edhe pse kanë plotësuar numrin e 3 kartonëve të verdhë, asnjë prej lojtarëve të lartpërmendur nuk do të mungojë në Qipro. Kjo për shkak se rregullorja e Ligës së Konferencës e thotë qartë që në çdo dy ture të luajtura nga një ekip, lojtarëve u hiqet nga një karton i verdhë, nëse nuk kanë plotësuar numrin e 3 të tillëve.

Kështu, Vila, Manellari dhe Dita kanë marrë të paktën më pak se një karton të verdhë në dy turet e para, duke bërë që të jenë të gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Pafos, një lajm mjaft i mirë për Ilir Dajën dhe tifozët dinamovitë.  

Lexo gjithashtu