Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

I ka ndodhur i njëjti “skenar” në fazat e mëparshme, ja pse Dinamo e Dajës beson ende te kualifikimi në “play off”

Shkruar nga NEWSPORT
I ka ndodhur i njëjti “skenar” në fazat e mëparshme,
Conference League, logoja e Dinamos dhe Ilir Daja

Dinamo u mposht në Letoni përballë Audas, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e tretë të kualifikueseve të Conference League. Kjo sfidë u mbyll minimalisht 1-0 në favor të letonezëve.

Një humbje minimale që vështirë se përtypet në radhët e dinamovitëve, marrë parasysh edhe rastet e shumta të krijuara që nuk u shfrytëzuan siç duhet nga lojtarët. Qardaku dhe Ayodeji patën shanse të mira për shënim, ndërsa po ashtu edhe Metaj dhe Dita, i shkuan shumë afër golit.

Megjithatë, “blutë” e kryeqytetit janë ende matematikisht në lojë për një “biletë” në fazën e “play off” të Conference League, kjo pasi gara është e hapur për të tentuar gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit në “Elbasan Arena”, ndeshje që do të luhet më 13 gusht.

PËRBALLJA E FAZËS SË PARË

Dinamo 0-1 Astana, ndeshja e parë.

Astana 1-4 Dinamo, ndeshja e dytë. Kualifikohet Dinamo me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

PËRBALLJA E FAZËS SË DYTË

Aluminij 1-1 Dinamo, ndeshja e parë.

Dinamo 3-0 Aluminij, ndeshja e dytë. Kualifikohet Dinamo me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Nisur nga këto “skenare”, Dinamo e Ilir Dajës nuk e ka marrë fitoren në takimin e parë, por ia ka dalë të sigurojë kualifikimin në ndeshjen e dytë. Diçka që mund të përsëritet sërish, përballë letonezëve.

Poll

Lexo gjithashtu