Festa e lojtarit të Pafos
Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët qipriotë iu drejtuan tifozerisë duke festuar këtë moment kaq të rëndësishëm që për ta do të thotë kualifikim në grupet e Conference League. Ajo çfarë spikati nga kamerat ishte pikërisht çasti kur disa prej lojtarëve mbanin një duar një tufë me euro të ngjitura (false).
Një mënyrë e të festuarit që rikujton edhe momentin kur presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi futet në dhomat e zhveshjes me tufën e parave, pas fitores ndaj Audas në “Elbasan Arena”.






