Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

FOTO/ “Kur projektet ndërtohen mbi baza të shëndosha, frytet vijnë”, drejtori i Egnatias shpërndan postimin e gazetarit: Pas 4 vitesh, ja ku jemi!

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ “Kur projektet ndërtohen mbi baza të shëndosha,
Klejdi Zenelaj/ Aarhus - Egnatia

Egnatia barazoi sot, 1-1 në fushën e Aarhus, duke marrë një tjetër rezultat pozitiv në Danimarkë, në kuadër të xhiros së 3-të të Conference League.

I mahnitur nga kjo performancë e kampionëve të Shqipërisë në arenën europiane ka mbetur gazetari sportiv, Gjergji Stefa, i cili ka përshkruar dhe punën e bërë ndër vite te rrogozhinasit. Ky postim ka marrë edhe “pëlqimin” e Klejdi Zenelajt, drejtori sportiv i Egnatias i cili e ka shpërndarë gjithashtu në profilin e tij.

“Kur projektet ndërtohen mbi baza të shëndosha, me vizion, punë dhe durim, frytet vijnë.

Pas 3-4 vitesh përkushtim, ja ku jemi sot! Egnatia luan në Danimarkë, në UEFA Conference League, me personalitetin dhe vetëbesimin e një ekipi të madh. Asgjë nuk vjen rastësisht. Ky është rezultati i një projekti serioz, i ndërtuar hap pas hapi.

Nga një ëndërr, në një realitet europian!”, fjalët e Stefës.

FOTO/ “Kur projektet ndërtohen mbi baza të shëndosha,
 

 

Lexo gjithashtu