Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Fitorja e Dinamos 3-0 ndaj Aluminij, kapiteni Bruno Dita: Goli që shënoi Vila na çliroi, fokus maksimal për sfidën tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e Dinamos 3-0 ndaj Aluminij, kapiteni Bruno Dita: Goli që
Bruno Dita

Dinamo e preu ditën e sotme kualifikimin për në raundin tjetër, pasi mposhtën 3-0 Aluminij në stadiumin "Elbasan Arena". Pas kësaj përballje, foli për mediat dhe kapiteni i skuadrës, Bruno Dita. 

E prisnit një Dinamo të tillë? E kam thënë më përpara, lojtarët që kanë ikur kanë patur cilësi dhe ata që kanë ardhur po ashtu.

Duke marrë ndeshje pas ndeshje, po marrim formën më të mirë. E nisëm mirë, u tërhoqëm pak mbrapa për shkak se si ekipi kundërshtar e nisi ndeshjen. Ai goli i Vilës na çliroi pak.

Si është situata për ndeshjen e radhës? Do jemi të plotë, pavarësisht se kishim probleme të vogla, unë, Ismaili dhe Përndreca. Besojmë të bëjmë mirë.

Sa po e shijon këtë moment Dinamo? Është e vërtetë.Për sa i përket lojtarëve se sa unë pritshmëri kam për vazhdimësinë Kam besim që do bëjmë mirë edhe në ndeshjet e europës dhe në kampionat.

Skuadra është e plotë, merkato? Shpresojmë, duke parë që kemi mangësi në dy reparte,. Shpresojmë të vijnë të rrisim cilësinë, por edhe kështu jemi mirë.

Surpriza e rivalit tuaj të radhës?  Nuk jemi në favor sepse ata kanë mposhtur Steauan. Do e vlerësojmë maksimalisht këtë përballje.

Lexo gjithashtu