Foto Ilustruese
Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të përballet me Pafos këtë të enjte, në ndeshjen e kthimit të play-off të Conference League. Kjo sfidë do të nisë në orën 19:00.
Tashmë UEFA ka caktuar edhe grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë, të cilët do të jenë të gjithë sllovenë.
Kryesor i kësaj sfide do të jetë Martin Matosa, ndërsa asistentët e tij do të jenë Aleksandar Kasapovic dhe Matic Meznar. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Mateo Tozan.
Ndërsa nga dhomat e VAR-it në ndihmë të kryesorit, do të vijnë Asmir Sagrkovic dhe asistenti i tij që do të jetë Mihael Antic.






