Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Ekipet shqiptare në Conference League/ Shkëndija e ka “jetë a vdekje” përballë skocezëve, Drita për “shëtitje” ndaj “modestëve” (ORARET E NDESHJEVE)

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet shqiptare në Conference League/ Shkëndija e ka “jetë
Conference League

Krahas Egnatias dhe Dinamos, skuadrave të Superiores që do tentojnë të kthejnë rezultatet e ndeshjeve të para këtë të enjte në shtëpitë e tyre, po sot, dy ekipe të tjera shqiptare zbresin në fushë për sfidat e tyre përkatëse.

Kampionët e Kosovës, Drita, presin Tre Fiorin, rivalin nga San Marino. Ndeshja e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të nisë prej orës 20:00. Avantazhi i gjilanasve mbetet rezultati i takimit të parë ku nuk u kursyen me golat, një “poker” në transfertë, 1-4. Ndaj dhe kjo përballje, do t’u vlejë më shumë si “shëtitje” për t’i dalë zot mbrojtjes së rezultatit dhe kalimit më tutje.

Po në të njëjtën orë, Shkëndija luan përballë Hibernian në Maqedoni. Kuqezinjtë u mposhtën nga skocezët në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1, shifra këto që i japin në njëfarë mënyre dhe besim për një “përmbysje” hipotetike. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “National Arena Toshe Proeski” dhe për Shkëndijën cilësohet “jetë a vdekje”.

Poll

Lexo gjithashtu