Janë publikuar parashikimet dhe çiftet për fazën "Play-off" të UEFA Conference League, ku statistikat dhe koeficientët nga modeli i Football Meets Data sjellin një panoramë paraprake të sfidave në prag të kësaj faze vendimtare.
Në fokus të "Champions Path" (Rrugës së Kampionëve), spikat skuadra shqiptare Egnatis, e cila sipas projeksioneve shfaqet në një çift horizontal përballë finlandezëve të KuPS Kuopio. Ky parashikim tregon një mundësi reale dhe një objektiv të prekshëm për skuadrën rrogozhinase në rrugën drejt fazës së grupeve të këtij kompeticioni europian.
Ndeshjet e kësaj faze (Play-off) janë planifikuar të luhen në dy takime, me ndeshjet e para me datw 20 Gusht dhe ndeshjet e kthimit me datw 27 Gusht 2026
Pjesa tjetër e çifteve të projeksionuara përfshin gjithashtu përballje mjaft interesante në "Main Path", ku emra të njohur të futbollit europian si Fiorentina, Freiburg, Monaco, apo Basel pritet të luftojnë për një biletë drejt fazës finale të turneut. Mbetet të shihet se sa do të konfirmohen këto parashikime në fushën e blertë gjatë javëve në vazhdim.
View this post on Instagram






