Braga dhe Egnatia
Ekipi i Egntias ka mësuar rivalët në grupet e Conference League, aty ku përballja më e fortë përkon ndaj gjigantit portugez të Bragës në transfertë.
Po ashtu, skuadra rrogozhinase do të luaj kundër Midtjylland (shtëpi), Lincoln Red Imps (shtëpi), U.Craiova (transfertë), Aarhus (transfertë) dhe Kauno Zalgiris (shtëpi).
Pas njohjes me kundërshtarët në këtë pjesëmarrjes historike, ka reaguar klubi rrogozhinas në rrjetet sociale.
“Shorti i UEFA Conference League u hodh dhe tashmë kemi përballjet që na presin në këtë aventurë evropiane”, postimi i Egntaia. Por ajo që bie në sy, është komenti i klubit të Bragës, ndërsa shkruan: “Mezi pres t’ju takoj djema”.
komenti i klubit të Bragës në postimin e Egnatias
View this post on Instagram
Poll






