Braga - Egnatia
Pas njohjes me shortin e fazës së grupeve në Conference League, ku Egnatia e Nevil Dedes si debutues në një kompeticion europian do të përballet me Bragën, Midtylland, Lincoln Red Imps, U.Craiova, Aarhus dhe Kauno Zalgiris, gjiganti portugez i Bragës nuk ngurroi t’i komentonte kampionëve të Superiores në Instagram me frazën:
“Mezi pres t’ju takoj djema”. Kundërpërgjigja e klubit rrogozhinas nuk ka vonuar: “Edhe unë mezi po pres! Shihemi së shpejti!”
Ballafaqimi mes Bragës dhe Egnatias do të zhvillohet në Portugali, stadiumi “Estadio Municipal de Braga”, kapaciteti i të cilit shkon deri në 30.286 spektatorë.
Replika e Egnatias për komentin e Bragës
Poll






