Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Duhet hedhur “pas krahëve” humbja me Vorën në kampionat, Dinamo me mision special në Qipro, NESËR “all-in” për grupet e Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Duhet hedhur “pas krahëve” humbja me Vorën në
Ekipi i Dinamos dhe Ilir Daja

Për Dinamon nuk ka një rrugë të mesme, por fitore! “Blutë” e kryeqytetit do të luajnë ditën e nesërme aktin e dytë përballë Pafos, ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Alphamega” në orën 19:00.

Humbja në kampionat përballë Vorës, domosdoshmërisht la një shije të hidhur për një nisje jo pozitive në Superiore. Por, në kampin dinamovit, shpërqëndrimet janë të kota pasi në Qipro do tentohet me çdokusht arritja e rezultatit që garanton grupet e Conference League.

Padyshim, të luash në transfertë është një “sprovë” për ekipin e Ilir Dajës, duke marrë të mirëqenë edhe barazimin 1-1 në tokën shqiptare, “Elbasan Arena” që lë probabilitete të hapura. Sa i takon kësaj përballje, marrë të mirëqenë dhe kujdesin që u tregua dhe përballë Vorës ku u vu re në përpjekje për të ruajtur energjitë, e gjithë skuadra do të hidhet me motivin e duhur dhe maksimalisht e karikuar për të “shtruar rrugën” drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

Tek Dinamo të gjithë besojnë se mund t’ia dalin. Në stol është Ilir Daja, tekniku që numëron një seri suksesesh me klubet e mëparshme që ka drejtuar si Ballkani dhe Skënderbeu, duke prekur shpeshherë grupet, në Europa League me korçarët dhe Conference League me ekipin e Superligës së Kosovës.

Lexo gjithashtu