Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Do tentojmë për grupet në Europa League”, presidenti i Egnatias “ngre stekën”: Sekreti ynë është puna, jo…

Shkruar nga NEWSPORT
“Do tentojmë për grupet në Europa League”, presidenti
Agim Demrozi

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi është shfaqur mjaft besimplotë për “urinë” e ekipit të tij, jo vetëm me prezencën në grupet e Conference League, por edhe pse jo, tentimin për Europa League, aty ku ekipi rrogozhinas do përballet në Play-Off me norvegjezët e Lillestrom:

“Unë i kam mbajtur gjithmonë premtimet. E kam thënë kur e mora Egnatian që për tre vjet e çoj në Europë dhe e nxora në Europë. Tani presim Champions, unë e mbaj fjalën.

Emocioni është i paparashikueshëm por faleminderit çunave. Na penalizoi paksa dalja me karton të kuq në pjesën e dytë, por e merituam.

Egnatia është një ekip solid, i ndërtuar për të fituar. Pastaj të ndërrosh trajnerë, të ndërrosh pjesëtarë të stafit, ikin lojtarë… ne marrim më të mirë. Nuk na penalizon kjo gjë.

Sekreti është shumë i thjeshtë, punë pa llafe. Te Egnatia ka punë, nuk ka llafe. Grupet? Ne do tentojmë deri në fund, besoj se çunat do të na çojnë në Europa League këtë vit, jo në Conference League”.

Poll

Lexo gjithashtu