Ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga zhvillimi i ndeshjes së kthimit mes Dinamos dhe Auda, interesi dhe “tensioni” për fatet e kësaj përballje ka filluar të rritet.
Qasja e fundit nga bastoret jep “panoramë” bindëse dhe shpresdhënëse për Dinamon. Nga 2.00 që kuotohej fitorja e skuadrës dinamovite në këtë përballje, është ulur në 1.85.
E kundërta ka ndodhur me letonezët e Auda, tashmë 3.50, nga 3.30 që ishte në fillim. Ndeshja vlen në kuadrin e raundit të 3-të, Conference League, ndërsa ekipi i drejtuar nga Ilir Daja e humbi sfidën e parë në transfertë, 0 – 1.
Që kryeqytetasit të kualifikohen në Play-Off dhe të besojnë për pjesëmarrjen në grupet e këtij kompeticioni, fillimisht duhet të triumfojnë me dy gola epërsi karshi Auda. Takimi është planifikuar të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 21:00.






