Sonte, prej orës 19:00, është planifikuar të mbahet “akti i dytë” i përballjes Pafos – Dinamo në kuadrin e Play-Off, Conference League.
Gjithçka është e hapur, pasi ndeshja e parë u mbyll 1 – 1 në “Elbasan Arena”, duke rritur “dozat” e emocioneve dhe intersit se kush ekipi do sigurojë biletën për në grupe.
Në “letër”, Pafos konsiderohet ndjeshëm i avantazhuar, jo vetëm për shkak të fushës si vendase, por edhe eksperiencës në kompeticionet europiane, pasi ka marrë pjesë edhe në grupet e Champions League.
Përgjatë këtij edicioni në Conference League, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka 2 humbje, 0 – 1 kundër Astanës në “Elbasan Arena” dhe 0 – 1 ndaj Auda në transfertë, e pasuar me 3 fitore e 2 barazime, e dhënë që jep shpresë për një “mrekulli” sonte nga dinamovitët në Limasol të Qipros.






