Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka siguruar “biletën” për fazën Play-Off të Conference League. “Blutë” fituan 4 – 0 ndaj Auda, ndeshja e kthimit, raundi i 3-të.
Golat fantastik të Qardakut dhe Qefalis në pjesën e parë, ia bën më të lehtë Dinamos për ta vendosur ndeshjen në “shina”. Në fraksionin e dytë, skuadra shqiptare ruajti të njëjtin temp, e pasuar me dy gola të tjerë, konkretisht Ayodeji (52’) dhe Fadairo (78’).
Në vija të përgjithshme, Dinamo e kontrolloi nga fillimi deri në fund takimin, siguri totale dhe paraqitje për “notën 10”. Në Play-Off, të besuarit e Dajës gjejnë përballë Pafos, rival shumë i fortë.
Dinamo 4 – 0 Auda (Qardaku 36', Qefalia 45', Ayodeji 52', Fadairo 79')
79’ - Dinamovitët e bëjnë “rrugë”, Fadairo i dërgon shifrat në 4 – 0.
52’ - Dinamo “vrastare” në kundërsulm, vjen golin i “sigurisë” me Ayodeji.
46' - Nisin 45 minutat e dyta dhe finale.
45+6’ - Përfundon pjesa e parë.
45’ - Qefalia “mrekullon” në stadiumin “Elbasan Arena”, shënon gol “kryevepër” dhe afron “blutë” me kualifikimin në Conference League.
36’ - E djathtë e jashtëzakonshme nga Qardaku, mesfushori shkodran hap serinë e golave dhe “ndez” Dinamon.
1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Auda.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO (4-2-3-1): Teqja; Lorran, Aliji, Dita, Ismaili; Qardaku, Qefalija; Ayodeji, H.Berisha, L.Vila; Silva-Richards.
Trajner: Ilir Daja.
Auda (4-3-3): Purnis; Hrvoj, Ouedraogo, Arroyo, Rubenis; Bongemba, Traore, Fofana; Daskevics, Kone, Diedhiou.
Trajner: Didier Zanetti






