Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Shorti për sezonin e ri 2026-2027, Egnatia mëson SONTE kundërshtarët

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Shorti për sezonin e ri 2026-2027, Egnatia mëson
Conference League, Egnatia

Ditën e sotme do të hidhet shorti për sezonin e ri 2026-2027 në UEFA Conference League. Ceremonia e cila pritet të nisë prej orës 13:00, do të përcaktojë edhe rezultatet e goglave për secilën nga 36 skuadrat pjesëmarrëse, përfshi këtu edhe Egnatian.

Kampionët e Shqipërisë e mbyllën rrugëtimin e tyre europian në Europa League pas eliminimit nga Lillestrom, ndërsa objektivi i tyre për grupet e kompeticionit të Ligës së Konferencës ishte siguruar që pas fitores ndaj Shamrock Rovers një fazë më parë.

Siç dihet, me formatin e ri të miratuar nga UEFA që hyn në sezonin e tretë, ekipet pjesëmarrëse do të zhvillojnë 6 ndeshje gjithsej dhe me kundërshtarë të ndryshëm, 3 prej të cilave si pritës dhe 3 të tjera si mysafirë.

Poll

Lexo gjithashtu