Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Benjamini” i Ilir Dajës i fut “tmerrin” mediave greke pas EUROGOLIT në Conference League! Kërkesë e veçantë nga “toka armike”

Shkruar nga NEWSPORT
“Benjamini” i Ilir Dajës i fut “tmerrin” mediave
Skuadra e Dinamos, Ilir Daja dhe flamuri grek

Mesfushori qendror, Klevi Qefalija po udhëheq Dinamon në Kupat e Europës. Edhe pse ka pozicion larg portës mike, 22-vjeçari po demostron aftësi të jashtëzakonshme goditëse.

Në 3 ndeshjet e fundit të Conference League, Qefalija grumbullon 2 gola, e ku i djeshmi kundër Auda ishte “kryevepër”. Forma e jashtëzakonshme prej “benjaminit” të Ilir Dajës, ka arritur deri në Greqi.

Mediat helene, konkretisht “cult24.gr”, i ka kushtuar shkrim të veçantë lojtarit të Dinamos. “Mesfushori shqiptar i Dinamo City, Klevi Qefalija, ishte një nga shënuesit e ekipit të tij kundër Auda letoneze. Dinamo City fitoi 4 – 0 dhe u kualifikua për në fazën Play-Off të Conference League.

Atje, Dinamo do të përballet me Pafos, kështu që miqtë tanë qipriotë do të kenë një shans për të parë nëse ky lojtar është aq i frikshëm sa emri i tij”, postimi i “cult24.gr”.

Klevi Qefalija kushton 350 mijë euro sipas “Transfermarkt”, ndërsa është në kontratë me dinamovitët deri në verën e vitit 2028.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cult24 (@cult24.gr)

  

Poll

Lexo gjithashtu