Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka bërë bujë globale me gjestin, teksa hodhi qesen me para në dhomat e zhveshjes, pasi ekipi i tij suguroi Play Off-in e Conference League.
Në vigjilje të ndeshjes Dinamo – Pafos, e mbyllur 0 – 0, Bardhi foli për mediat, duke dhënë shpegim për gjestin e “ndërkombëtarizuar”, sikurse pako më të madhe më të ardhura për skuadrën, nëse arrijnë grupet.
“Ajo ishte një pako që çunat e merituan. Ishte diçka që ata e kanë fituar në fushë dhe i takon atyre. Unë nuk bërë asgjë tjetër, veçëse mbajta korrektesën time si gjithmonë. A do zgjerohet pakoja e radhës në rast kualifikimi?
Patjetër. Ata fitojnë, të ardhurat zgjerohen. Kështu zgjerohet edhe pakoja. Këmisha? Po, patjetër që është e njëjta. Jam supersticioz si profesor Daja”, ishin fjalët e presidentit të dinamovitëve, Ardian Bardhi.
Ndeshja e radhës Pafos – Dinamo do të zhvillohet më datën 27 gusht, “Stelios Kyriakides Stadium”, kapaciteti i të cilit arrin deri në 9.394 spektatorë.






