Në një intervistë të dhënë për emisionin “Sport News” që transmetohet në “News24”, Albano Aleksi i është përgjigjur një pyetje të bërë nga moderatorja e emisionit, Trevisa Tufa, lidhur me ndeshjen që Egnatia do të luajë përballë Universitatea Craiova, nesër në mbrëmje.
Kapiteni i rrogozhinasve u pyet nëse do të firmoste për barazim në këtë transfertë, ndërsa lideri i kampionëve nuk e vonoi përgjigjen duke konfirmuar objektivin që ka Egnatia për duelin në Rumani.
“Patjetër do të ishte i kënaqshëm barazimi. Por ne, siç kam thënë, çdo ndeshje në fushë do futemi për pikët maksimale, pavarësisht kundërshtarit dhe buxhetet e mëdha që mund të kenë këto ekipe.
Por gjithsesi, ne atje do të shkojmë të bëjmë maksimumin sepse edhe ato e dinë që luajnë përballë Egnatias e ka treguar që është “kockë e fortë” për kundërshtarët. Mund të na kenë frikë, por edhe ne mund t’i kemi frikë, edhe mund të na kenë frikë. Do luajmë futbollin tonë dhe shpresoj që të kemi pak fat dhe me vazhdimin do ishim të kënaqur shumë patjetër”, tha Aleksi.






