Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

7:0 golavarazhi i Dinamos në 2 ndeshjet e fundit si pritës, “blutë” e Ilir Dajës sonte duan “kokën” e Pafos në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
7:0 golavarazhi i Dinamos në 2 ndeshjet e fundit si pritës,
Dinamo - Pafos

Pasi “shkërmoqën” Aluminij 3 – 0 dhe Auda 4 – 0 në “Elbasan Arena” (raundi i 2-të dhe i 3-të në Conference League), Dinamo sonte do kërkojë të përsëris veten karshi Pafos.

Edhe pse skuadra qipriote është ndjeshëm më e  vështirë si sa rivalët e mëparshëm të “bluve”, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka ditur të befasoj.

Sfida mes dinamovitëve dhe Pafos do të mbahet sonte prej orës 21:00 në “Elbasan Arena”, Play-Off i Conference League.

Fakti që takimi i parë do të zhvillohet në tokën shqiptare, jep shpresë për kryeqytetasit dhe mundësinë e “mrekullisë”, kualifikimi për në grupet e këtij kompeticioni, çka do të ishte historike për Dinamon. Arbitër i ndeshjes do të jetë belgu Laërence Visser.   

Lexo gjithashtu