Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

2 ditë para “finales” në Conference League, Dinamo mesazh tifozëve! Fitorja detyrim për ekipin e Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
2 ditë para “finales” në Conference League, Dinamo mesazh
Dinamo, Ilir Daja dhe Conference League

Ndërsa na ndajnë edhe 2 ditë nga ndeshja Dinamo – Auda, e planifikuar të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, klubi dinamovitë ka postuar në rrjetet sociale çmimet e biletave për sfidën e kthimit në Conference League, raundi i 3-të.

Ato variojnë nga 20 mijë lekë të vjetra në sektorin “VIP”, deri te 4 mijë lekë të vjetra në tribunën “E”. Po ashtu, “blutë” e kryeqytetit kërkojnë ndihmën e tifozëve për të arritur përmbysjen e madhe dhe kualifikimin në fazën Play-Off.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tregoi kundër Aluminij se mund të jetë i “frikshëm” në tokën shqiptare, e përkthyer me fitoren 3 – 0 karshi skuadrës sllovene. Përballja e parë Auda – Dinamo, përfundoi 1 – 0 për letonezët, rezultat i ngushtë që lë gjithçka të hapur.  

   

Poll

Lexo gjithashtu