Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

ZYRTARE/ Tragjedia familjare, ylli i Bayern Munich braktis ndeshjen me Arsenalin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tragjedia familjare, ylli i Bayern Munich braktis ndeshjen me Arsenalin
Joshua Kimmich së bashku me familjen

Joshua Kimmich nuk do të jetë prezent sonte në fushë për Bayern Munich, në ndeshjen që skuadra do të luajë përballë Arsenalit në Champions League. Shkak i kësaj mungese është bërë një tragjedi familjare e mesfushorit, i cili nuk ishte i pranishëm as ditën e martë në stërvitjen e bavarezëve.

Babai i Kimmich, Berthold ka ndërruar jetë dhe vetë klubi i Bayernit ka respektuar zinë e gjermanit, i cili do t’i gjendet pranë familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë.

Roli i të atit ka patur shumë ndikim në jetën dhe karrierën e Joshua Kimmich. Berthold e pati inkurajuar të birin që të niste karrierën si futbollist, ndërsa rrugëtimi i mesfushorit përfshin eksperiencat me Stuttgart, atë me Leipzig dhe prej vitesh pjesë e Bayern Munich.

Lexo gjithashtu