Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ “Vrastar” me kokë, Vedat Muriqi “thyen” Liverpoolin në Stamboll mes 5 golash

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Vrastar” me kokë, Vedat Muriqi “thyen”
Vedat Muriqi

Fenerbahce ia ka dalë të marrë fitore “thriller” kundër Liverpool në grupet e Champions League, 3 – 2 për ekipin turk. Ndeshja u zhvillua në Stamboll mes 47 mijë e 430 spektatorësh.

Golin e parë e shënoi Liverpool me Nyoni, minuta e 25-të. Fenerbahce rivendosi baraspeshën me Greenëood, 29’. Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë. Në 45 minutat finale, ishin “rezervuar” emocione të forta.

Isak në minutën e 69-të, i dha sërish avantazhin Liverpool, por gjiganti turk ende nuk e kishte thënë “fjalën e fundit”.

Fillimisht Broën barazoi 2 – 2 (73’), ndërsa sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi i dha fitoren Fenerbahces me golin në minutën e 79-të, “vrastar” me kokë.   

Lexo gjithashtu