Çasti kur stopon topin Brajan Gruda
Ndonëse skuadra e tij u mposht 4-1 në “Santiago Bernabeu”, Brajan Gruda u kujdes të dhuronte pak spektakël me topin në fushë, në përballjen mes Real Madrid dhe Leipzig.
Sulmuesi shqiptar i cili përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë mori një top nga larg, ndërsa stopimi i tij ishte tejet i admirueshëm, klas i vërtetë nga Gruda.
Rritja galopante e talentit shkodran dallohet dukshëm, i cili vërtetoi në fushë çfarë është i aftë të bëjë edhe pse luante përballë yjeve të “Los Blancos”, nivel akoma dhe më i lartë në futboll.
View this post on Instagram






