Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Prezent edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, ndeshja që u kthye në përleshje mund të kishte përfunduar tragjikisht

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Prezent edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, ndeshja që u kthye
Lyon - Fenerbahce

Barazimi 1 – 1 në ndeshjen e parë Fenerbahce – Lyon, bëri që sfida e kthimit të merrte “nuanca të ndezuar”. Jo vetëm që dueli i dytë rezultoi një “arenë dyluftimesh” për topin e parë në fushën, por i kaloi përmasat, duke eskaluar në dhunë, ndërsa gjiganti turk fitoi 2 – 1 dhe siguroi kualifikimin në grupet e Champions League.

“Inisiatori” i nxitjes ishte padiskutim mesfushori i ekipit turk, mesfushori Matteo Guendouzi. Pas mbylljes së sfidës, 27-vjeçari francez shkoi të festonte para tifozëve vendas të Lyon, provokim i hapur. Kjo sjellje nuk u prit aspak mirë as nga stafi i Lyon, e ku nisi përleshja mes kampeve respektiv në hyrje të tunelit.

Mes kësaj “skene”, u evidentua edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi, por fatmirësisht pa pasoja (Muriqi ka luajtur me Shqipërinë U21 dhe më pas kaloi te Kosova).  

Edhe pse tifozët u përpoqën të futeshin në fushë, forcat policore ia doli t’i mbanin nën kontroll, pasi mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Urrejta e tifozëve të Lyon me Guendouzin i ka “rrënjët” nga periudha kur transalpini luante te Marseille, rival i “përbetuar” për “luanët” e Francës.         

Poll

Lexo gjithashtu