Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Po ndodh “mrekullia” në Athinë, Stavro Pilo me shokë po mposhtin yjet e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Po ndodh “mrekullia” në Athinë, Stavro Pilo me
AEK - Real Madrid

Ndërsa po luhet minuta e 25-të e ndeshjes AEK – Real Madrid, e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League verdhezinjtë e Athinës po kryesojnë 1 – 0. Goli i vetëm deri në këtë fragment të sfidës, i takon Koitas, minuta e 12-të.

Pjesë në formacionin startues të AEK-ut është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Stavro Pilo. Edhe pse te Reali ndodhen një “dyzinë” me yje në ekip si Mbappe, Bellingham apo Vinicius, “Galaktikët” janë në disavantazh.

Në fillim të takimit, fitorja e mundshme e AEK e kishte koeficientin 12.00, kundrejt 1.20 të Realit, por deri tani “skenarët” kanë marrë rrjedhë të paparashikueshme.  

  

Lexo gjithashtu