Como - Manchester United
E vështirë për ta besuar, por është e vërtetë, Como sapo ka shkatërruar Manchester United në Itali, e përfunduar 4 - 1 për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas.
Golat e shënuar nga Como mbajtën “firmën” e Paz (dopietë), Douvikas dhe Ramon, kurse finalizimi i "nderit" te anglezët i takoi Zirkzee. Manchester United në këtë përballje nuk tregoi asgjë, përveç emrit të “rëndë” që ka nga e kaluara.
Me këtë disfatë kaq të thellë dhe rezultatet negative, trajneri Michael Carrick duket se e ka "siguruar" shkarkimin. Në sfidën tjetër të orës 18:45 të grupeve në Champions League, Galatasaray fitoi 4 - 2 përballë Lille në Francë.






