Marko Nikolic dhe Thomas Strakosha
Ndërsa pas pak minutash do të nis ndeshja AEK – LASK, “çelja” e sezonit të ri në Champions League, faza e grupeve, janë publikuar formacionet zyrtare.
Bie në sy mungesa e portierit Thomas Strakosha. Edhe pse “gardiani” i Kombëtares ishte prezent në fitoren 5 – 0 të AEK-ut të Athinës kundër Aris në Superligën e Greqisë, para 3 ditësh, trajneri serb, Marko Nikolic e ka lënë jashtë formacionit titullar, madje as në stolin e rezervave.
Përsa i takon mbrojtësit të Kombëtares, Stavro Pilo do të jetë në fushën e blertë nga fillimi i duelit.
formacionet zyrtare
Poll






