PSG – Barcelona i prodhoi të gjitha. Golat, emocionet, intensitetin dhe...dëmtimet! Plot 4 lojtarë e kanë pësuar keq me shqetësimet fizike, ndërsa rezultati duket se “dërrmon” dy skuadrat që u përplasën në fushën e lojës.
Rasti më ekstrem është ai i Kvaratskhelias, sulmuesi i cili praktikisht ka mbyllur sezonin pas dëmtimit që mori në gju e që kërkon realisht një periudhë rikuperimi të gjatë.
Po ashtu, përmenden edhe dëmtimet e Dembeles dhe Marquinhos të cilët u detyruan të largoheshin nga fusha për të mos rrezikuar më shumë. Për këta dy lojtarë, nuk përjashtohet një mungesë e cila do të zgjasë së paku 2-3 javë.
Në anën tjetër, te Barcelona është Dani Olmo. U largua ende pa u mbushur 30 minuta lojë dhe stafi mjekësor ka përcaktuar një kohë rikuperimi prej 3-4 javësh, që ndryshe përkthehet 1 muaj larg fushave. Mesfushori humbet kështu El Clasicon, ndërsa rikthimi mendohet në javën e dytë të nëntorit.






