Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Shpërtheu” ndaj drejtuesve pas humbjes nga Atletico, titullari i Manchester United bën “mea culpa”: Ishte një moment tensioni, klubi e di sa...

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpërtheu” ndaj drejtuesve pas humbjes nga Atletico, titullari
Atletico Madrid - Manchester United/ Lisandro Martinez

Lisandro Martinez ka mbajtur sërish një qëndrim në rrjetet sociale. Pak ditë pas deklarateve që tingëlluan “thumbuese” ndaj drejtuesve, pas asaj humbje që Manchester United mori nga Atletico Madrid në Champions League, 2-0 në favor të madrilenëve.

I frustruar pas rezultatit, mbrojtësi i “Djajve të Kuq” u kap me drejtuesit e klubit për menaxhimin e situatës. Këtë radhë Martinez ka bërë “prapa kthehu” duke kërkuar ndjesë për fjalët e tij dhe se gjithçka është thënë nga pasioni i madh që ka për fanelën e kuqe.

REAGIM I PLOTË:

Pas gjithçkaje që është thënë për komentet e mia dje, dua të ndaj disa mendime mbi atë që thashë dhe se si ndihem.

Pas ndeshjes, fola i shtyrë nga zemërimi dhe zhgënjimi që nuk morëm rezultatin që të gjithë donim.

Ata që më njohin, e dinë se si e jetoj futbollin: me pasion, përkushtim dhe një dëshirë të madhe për të fituar. Dhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, kjo të dhemb, veçanërisht kur përfaqëson një klub me historinë dhe rëndësinë e Manchester United.

Fjalët e mia pasqyrojnë se si ndihem dhe sa shumë dëshiroj ta shoh këtë klub duke garuar për trofetë më të mëdhenj. Këto standarde të larta janë pjesë e mënyrës se si unë e shoh futbollin dhe e përgjegjësisë që vjen me mbajtjen e kësaj fanelle.

Kur flas për të kërkuar më shumë, flas për ambicien që duhet të kemi të gjithë si pjesë e këtij klubi. Për të vazhduar rritjen, për t'u bërë më të fortë dhe për të pasur gjithçka që na duhet për të konkurruar në nivelin më të lartë. Këto janë standarde që duhet t'ia vendosim vetes, duke filluar nga unë.

E di që, para së gjithash, jemi ne lojtarët ata që duhet të japim rezultate, dhe unë e vë veten në krye të kësaj përgjegjësie. Duhet të kërkojmë edhe më shumë nga vetja dhe të punojmë së bashku për ta rikthyer Manchester United në majë.

Unë besoj te shokët e mi të skuadrës, te menaxheri ynë dhe te kushdo që punon për ta ndihmuar këtë klub të ecë përpara. Jam i bindur se rruga e vetme përpara është të vazhdojmë të punojmë së bashku, me ambicie dhe përkushtim.

Qëllimi im ka qenë i njëjtë që nga dita e parë: të fitoj, të konkurroj në nivelin më të lartë dhe të jap gjithçka që kam për këtë stemë.

Sot u takova me drejtuesit e klubit dhe me menaxherin. Ishte një bisedë shumë pozitive, ku patëm mundësi të shkëmbenim mendime dhe të flisnim hapur për atë që ndodhi pas ndeshjes të së martës.

Gjithkush e di që jam një person pasionant dhe që e jetoj futbollin me intensitet të madh. Zhgënjimi i humbjes më shtyu të shprehja se si ndihesha në një kohë dhe vend që ndoshta nuk ishin të duhurit, dhe për këtë kërkoj falje.

Klubi ynë është në momentin e tij më të mirë kur jemi të gjithë të bashkuar, dhe unë e pranoj që fjalët e mia në atë moment nuk ndihmuan për këtë.

E di që çdo person në Manchester United po bën gjithçka të mundur për të arritur ambicien tonë të përbashkët: sjelljen e suksesit që ky klub dhe tifozët e tij meritojnë.

Me këtë situatë tashmë të lënë pas nesh, ne jemi plotësisht të përqendruar për të fituar së bashku.

“Shpërtheu” ndaj drejtuesve pas humbjes nga Atletico, titullari
 
“Shpërtheu” ndaj drejtuesve pas humbjes nga Atletico, titullari
 

 

Lexo gjithashtu