Galatasaray – Barcelona shikohet me interes shumë të madh në Stamboll. Ndeshja e cila do të luhet mbrëmjen e sotme, e vlefshme për raundin e dytë të Champions League, prej orës 21:00, pritet të jetë një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit turk, kjo edhe për shkak të nivelit të kundërshtarit me të cilin do të përballet Galatasaray.
Siç njoftohet nga burimet turke, një biletë ka kushtuar 1 mijë e 520 dollarë dhe të gjitha janë shitur. Nga ky interesim i “çmendur” i tifozerive, klubi i Galatasarayt do të arkëtojë gjithsej 5 milionë dollarë nga shitja e biletave, ndërsa në fushë parashikohet një duel tejet i luftuar.
Sa i përket ndeshjes së parë, Galatasaray u mposht 3-1 në transfertë nga Sportingu i Lisbonës, ndërsa Barcelona në anën tjetër e nisi me “manita” përballë Feyenoord, 5-1. Në Stamboll emocionet do të jenë të garantuara, duke vlerësuar edhe stilin e lojës që imponojnë të dyja skuadrat në fushë.






