Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Shakhtar gjen shtëpi në Champions League, ekipi ukrainas do të luajë në stadiumin mitik të Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Shakhtar gjen shtëpi në Champions League, ekipi ukrainas do të
Shakhtar Donetsk

Shakhtar Donetsk ka konfirmuar se do t’i zhvillojë ndeshjet e tij si pritës në Champions League këtë sezon në "Stamford Bridge", stadiumi i Chelsea-t në Londër.

Klubi ukrainas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen për të përdorur këtë impiant për sfidat e kompeticionit europian, duke e cilësuar si një mundësi të veçantë për klubin.

“Luajtja e ndeshjeve tona të Champions League në Stamford Bridge është një mundësi speciale për Shakhtar. Jemi mirënjohës ndaj Chelsea-t për mundësinë për t’i zhvilluar ndeshjet tona në këtë stadium të veçantë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Për shkak të situatës në Ukrainë, Shakhtar vazhdon të zhvillojë ndeshjet europiane jashtë vendit, ndërsa këtë sezon do të ketë si shtëpi të përkohshme një prej stadiumeve më të njohura të futbollit anglez.

Poll

Lexo gjithashtu