Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Rikthehen emocionet e Champions League! Nga Galatasaray – Barcelona te dueli spektakolar në Madrid, Bayern Munich e ka “kafshatë të lehtë” (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehen emocionet e Champions League! Nga Galatasaray – Barcelona te
Atletico Madrid - Manchester United nga ndeshjet e kaluara

Sonte rikthehet magjia e UEFA Champions League, aty ku do të luhen 9 përballjet e para të raundit të dytë. Fillimisht do të jenë dy sfidat e orës 18:45 që do të ngrenë siparin, përkatësisht Lens – Sporting dhe Sabah Baku – Slavia Prague.

Mbrëmja rezervon të gjithë spektaklin e garantuar. Galatasaray pret në Turqi Barcelonën, ndërsa Arsenal sfidon në “Emirates Stadium” Lille. Përballja që pritet të dhurojë më shumë emocione shihet ajo në “Wanda Metropolitano”, ku Atletico Madrid mat forcat me Manchester United.

Në takimet e tjera, Inter ndeshet me Club Brugge, teksa Leipzig me PSV Eindhoven. Interesante vlerësohet edhe ndeshja mes Villarreal dhe Napolit në Spanjë. Vlen të përmendet edhe transferta e kalueshme e Bayern Munich përballë Viking. Të gjitha këto ndeshje të mbrëmjes do të nisin prej orës 21:00.

Lexo gjithashtu