PSG-Astom Villa
Paris Saint-Germain dhe Aston Villa përballen sonte në Salzburg për finalen e Superkupës së Europës. Në këtë duel vendosen përballë fituesi i Champions League dhe fituesi i Europa League.
PSG vjen në këtë sfidë si kampion i Europës, pasi në finalen e Champions League mposhti Arsenalin. Parisienët kërkojnë të fitojnë Superkupën për të dytin vit radhazi, pasi sezonin e kaluar triumfuan ndaj Tottenhamit me penallti.
Përballë do të jetë Aston Villa, fituese e Europa League pas fitores 3-0 ndaj Freiburgut në finale. Klubi anglez rikthehet në Superkupën e Europës pas shumë vitesh, ndërsa trofeun e ka fituar më parë, në vitin 1982, kur mposhti Barcelonën.
Formacionet zyrtare
Poll






