Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Po shënon gola “anormalë” te Bayern Munich, Olise tregon “sekretin”: Unë gjuaj dhe topi…

Shkruar nga NEWSPORT
Po shënon gola “anormalë” te Bayern Munich, Olise tregon
Michael Olise

Sulmuesi i Bayern Munich, Michael Olise zhvilloi paraqitje për “notën 10” kundër Bodo/Glimt, faza e grupeve në Champions League.

Francezi kontriboi te bavarezët me 2 gola dhe 1 asist në fitoren 5 – 0, ndërsa pas duelit “goditi” edhe në zonën e prononcimeve. Teksa u pyet për ndjesinë e të shënuarit në trajtë “anormale” dhe se si ndodh, 24-vjeçari u përgjigj shkurt:

“Nuk e di si ndihem, të them të vërtetën. Unë gjuaj dhe topi shkon brenda në rrjetë ose jo”. Olise është lojtari më i vlefshëm te Bayern Munich, kartoni i të cilit arrin deri në 170 milionë euro sipas “Transfermartk”.

Vetëm Yamal, Haaland dhe Mbappe qëndrojnë më lart se ylli i bavarezëve në treg.        

Poll

Lexo gjithashtu