UEFA ka dhënë dënimet zyrtare pas përleshjes masive në fund të ndeshjes play-off të Champions League mes Lyonit dhe Fenerbahces më 26 gusht.
Matteo Guendouzi është dënuar me 4 ndeshje pezullim 2 në mënyrë të menjëhershme dhe 2 me kusht dhe 50 mijë euro gjobë për fyerje, provokim dhe shkelje të rregullave të sjelljes. Do të mungojë në dy ndeshjet e para të fazës së ligës, përfshirë atë ndaj Romës më 10 shtator.
Nga krahu tjetër Mason Greenwood u ndëshkua me 1 ndeshje pezullim me kusht dhe 30 mijë euro gjobë. Ndërsa Fenerbahce u gjobit me një total prej 95 mijë eurosh për ngjarjet e dhunshme.
Lyon u gjobit me një shumë totale prej 180.5 mijë eurosh. Ndërsa portieri Antonio Ferreira u pezullua me 5 ndeshje 3 në mënyrë të menjëhershme dhe 2 të tjera me kusht për “agresion të rënduar”, duke humbur tre sfidat e ardhshme europiane.
???? UEFA have announced their sanctions following the incidents between Lyon and Fenerbahce.
— The Final Whistle (@Rufus_45) September 4, 2026
Mattéo Guendouzi has been handed a 4-match ban and €50,000 fine, with 2 matches suspended.
Mason Greenwood has received a 1-match ban and €30,000 fine, with the suspension fully… https://t.co/9YMoZDrddl pic.twitter.com/8WKsQxZZV1






