Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Ngrihet sipari i Champions League, vendoset data e hedhjes së shortit dhe rrugës drejt finales së madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Ngrihet sipari i Champions League, vendoset data e hedhjes së shortit dhe
Champions League

Pas nisjes së të gjitha ligave kryesore europiane për sezonin 2026-2027, vjen dhe radha e kompeticionit më të rëndësishëm për klube asaj të Uefa Champions League.

Gjatë kësaj jave do të hidhet shorti i cili do të përcaktojë kalendarin e 36 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e Ligës. Deri tani janë 29 skuadra që janë pjesë e kësaj faze,ndërsa  7 të tjerat do të dalin pas sfidave të dyta të raundit të “play-off” që do të luhen të martën dhe të mërkurën.

Shorti do të hidhet me datë 27 gusht Monaco duke filluar prej orës 18:00. Skuadrat janë të ndara në katër vazo me nga nëntë ekipe secila, gjithashtu janë përcaktuar dhe datat se kur do të luhen sfidat. Çdo skuadër do të zhvillojë 8 sfida në fazën e parë dhe do të përballet me 2 skuadra të çdo vazoje me ndeshjet që janë një në shtëpi dhe një në transfertë.

Vazo e parë: Bayern Mynih, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcellona, Atletico Madrid

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbona, Aston Villa, Porto, Manchester United, Brugge, Betis, PSV Eindhoven

Vazo e tretë: Feyenoord, Lille, Napoli, Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray

Vazo e katërt: Slavia Pragë, Stuttgart, Como, Lens

Kalendari për sezonin 2026-2027

Java e parë:            8-10 shtator 2026

Java e dytë:          13-14 tetor 2026

Java e tretë:          20-21 tetor 2026

Java e katërt:          3-4 nëntor 2026

Java e pestë:         24-25 nëntor 2026

Java e gjashtë:         8-9 dhjetor 2026

Java e shtatë:         19-20 janar 2027

Java e tetë:                27 janar 2027

Poll

Lexo gjithashtu