Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Nga Muriqi te përmbysja e Viking, mbyllen sfidat “play off” dhe përcaktohet vazo e fundit për shortin e të enjtes

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Muriqi te përmbysja e Viking, mbyllen sfidat “play off” dhe
Champions League

Janë përcaktuar dhe 4 ekipet e fundit nga faza “play off” në Uefa Champions League që do ti bashkohen ekipeve tashmë të vendosura në fazot përkatëse.

AEK-u i Athinës është kualifikuar pas fitores 4-0 ndaj skuadrës bullgare të Levski Sofie, ndërsa ekipi turk i Fenerbahce fitoi me rezultatin 2-1 kundër francezëve të Lyon ku protagonist ishte dhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ekipi norvegjez i Viking arriti të bëjë përmbysjen e madhe duke fituar 3-1 përballjen kundër Dinamos së Zagrebit me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me rezultatin 2-2.

Sfida që mbajti pezull të gjithë ishte ajo mes Celjes dhe Slovan Bratislavës. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, edhe takimi i kthimit u mbyll në të njëjtin rezultat, duke i lënë shtesës të vendoste gjithçka.

Shorti për fazën e grupe të Champions League do të hidhet ditën e premte në Monaco duke filluar prej orës 18:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu