Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Nga AEK-u i Pilos dhe Strakoshës e deri te Dinamo e Hoxhës, zbret në fushë edhe Vedat Muriqi! Njihuni me përballjet e sotme në “play-off” të Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Nga AEK-u i Pilos dhe Strakoshës e deri te Dinamo e Hoxhës, zbret
Champions League

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës së fundit të “play-off” të UEFA Champions League, sfida të cilat do të zhvillohen në të njëjtin orar, pra 21:00.

Në Athinë, AEK-u i Stavro Pilos dhe Thomas Strakoshës do të presin bullgarët e Levski Sofias. Pas barazimit pa gola në takimin e parë, në “Allwyn Arena” gjithçka është e hapur dhe për dy lojtarët shqiptarë ekziston ende shpresa e një kualifikimi më tej.

Po ashtu, Dinamo Zagreb ndodhet në të njëjtat pozita. Barazimi 2-2 në Kroaci i jep skuadrës në të cilën aktivizohet futbollisti tjetër i Kombëtares, Arbër Hoxha, mundësinë për të prekur fazën e ligës, teksa përballet me norvegjezët e Viking.

Edhe Vedat Muriqi me ekipin e Fenerbahces do të zbresë në fushë me të njëjtin mision në transfertën delikate në Francë përballë Olympique Lyon. Vlen të theksohet se dhe NK Celje ku luan një tjetër futbollist shqiptar si Milot Avdyli luan shanset për kualifikim përballë Slovan Bratislava.

 

Poll

Lexo gjithashtu