Jose Mourinho
Në prononcimin para mediave, ndërsa Real Madrid do të zbres nesër në fushë kundër Interit, trajneri Jose Mourinho ka folur para mediave. Më shumë se sa fjalë për rivalin, ka bërë bujë frazat thumbuese që i referohen PSG-së dhe Bayern Munich.
“Në Francë ose Gjermani, ata (PSG dhe Bayern) mund të relaksohen, sepse e dinë që do të bëhen kampionë. Për mua, La Liga nuk është e lehtë. Këtu, ka presion të vazhdueshëm. Gjithmonë duhet të fitosh”, deklaroi Mourinho.
Në “letër”, përveç Real Madrid, favoritët e mëdhenj për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit në Champions League janë edhe PSG, Bayern, Barcelona e Arsenali.
Poll






