Real Madridi mposhti Interin me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme të javës së parë të UEFA Champions League, e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Kjo përballje mund të kishte rezultuar me “goleadë” nëse raste do të shfrytëzoheshin më mirë nga të dyja kampet, sidomos tek madrilenët të cilët shpërdoruan pafund. Pas duelit, foli për mediat dhe trajneri Jose Mourinho, të cilit i pëlqeu rezultati, por mendon ndeshja duhej “vrarë” që në pjesën e parë.
“Një ndeshje e çmendur. Më pëlqen rezultati sepse janë tre pikët nga ndeshja e parë kundër një kundërshtari shumë të fortë. Spektakël për ata që e panë, por jo për mua apo dhe Chivu. Mund të përfundonte 5-0 për ne, ose 5-5, 7-6, 6-5. Shumë mundësi për shënim. Duhet të kishim shënuar në çdo shans kundërsulmi dhe ta kishim mbyllur pjesën e parë 3-0. Bellingham mund të shënonte, sikurse Interi gjithashtu përpara nesh.
Mbappe? I mungoi shënjestra në disa raste, por nuk shqetësohem. Shënoi një gol të rëndësishëm dhe jam i bindur se ai do të jetë edhe golashënuesi i Champions League, sërish. S’mund të jem më i kënaqur se kaq”, tha Mourinho.






