Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Çmontoi Manchester United, çudit trajneri i Como-s, Cesc Fabregas: U pendova që e ulëm ritmin pas 4-0, ja çfarë u thashë lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Çmontoi Manchester United, çudit trajneri i Como-s, Cesc Fabregas:
Cesc Fabregas, trajneri i Como

Como mposhti 4-1 Manchester United në xhiron e tretë të UEFA Champions League. Një rezultat sa surprizues për nivelin e dy skuadrave që u paraqitën në fushë, por edhe tregues se sa dominues u shfaqën vendasit përgjatë 90 minutave.

Këtë e fakton edhe deklarata e trajnerit të ekipit lombardian, Cesc Fabregas, i cili u shpreh i “penduar” që në 10 minutat e fundit tërhoqi skuadrën duke ulur intensitetin e lojës.

“Isha unë që i thashë skuadrës që të ulte rendimentin sepse kemi dhe një ndeshje tjetër dhe me rezultatin 4-0 mund t’i menaxhonim disi gjërat.

U thashë lojtarëve që të ndalnin së vrapuari dhe të qëndronin në mesin e fushës diçka për të cilën pendohem sepse unë jam i parë që i shtyj ata gjithmonë që të luftojnë deri në fund.

Ky është mentaliteti im i përditshëm. Goli që pësuam më lëndoi sepse e ulëm intensitetin dhe bllokun e linjës defensive. Ishte tërësisht gabimi im”, tha Fabregas.

Duhet thënë se me fitoren “poker”, Como shkoi në kuotën e 6 pikëve në vendin e 9-të, një më poshtë se Barcelona, ndërsa Manchester United ndodhet në pozitën e 20-të me 3 pikë në total.

Lexo gjithashtu