Në puntatën e parë për këtë sezon të ri të emisionit “Procesi Sportiv”, Top Channel, mes të ftuarëve kanë qenë edhe Armir Shahini (Miri i West Side Family), sikurse Negisa, fituese e “She’s On Top”.
Ndërsa moderatori Edi Manushi, po pyeste Mirin për ekipin që mbështet, ai gjeti momentin për ta ngacmuar mes batutash:
Manushi: Miro, Champions League, më thuaj pak simpatinë tënde.
Miri: Unë jam tifoz me Interin.
Manushi: Bo bo, e keni direkt me Realin e Madridit.
Miri: Ne do takohemi pak me të shkuarën.
Manushi: E di kë ke tifoz të Reali në panel?
Miri: Negisa.
Manushi: Po nga e gjete?
Miri: Po duket ajo ça. Duket ajo që është me fituesit.
Manushi: Negisa, na jep një parashikim për Real – Inter.
Negisa: 2 me… për Realin.
Manushi: Po ça, të vjen keq për Mirin? Mirin kush nuk e ka rrahur (prej faktit që është tifoz me Interin), tani kjo…






