Fenerbahce befasoi jo pak me kualifikimin në fushën e Lyon, pas fitores 2 – 1. Kësisojë, gjigantët e Stambollit do të jenë në grupet e Champions League.
Por pas vërshëllimës së arbitrit, mesfushori francez Matteo Guendouzi nga kampi i Fenerbahce-s nuk e mbajti veten, duke provokuar tifozët vendas, e ku më pas situata përshkallëzojë në dhunë mes stafeve respektive. Në lidhje me këtë episod, ka reaguar vetë mesfushori, duke hedhur edhe akuza të forta.
“Më ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta, madje edhe më gjatë. Dhe pas kësaj ne nuk mund të festojmë në mënyrën që duam? E konsideroj këtë një turp”, ishin fjalët e Guendouzi.
Kjo deklarat vjen “goditjen” për arbitrat dhe organizatorët, madje edhe për UEFA-n, e cila ende nuk ka dalë me një reagim konkret.
Mesfushori francez bën pjesë në të njëjtin ekip me sulmuesin shqiptar të Kosovës, Vedat Muriqi, ndërsa ky i fundit ka luajtur edhe me Teutën e Durrësit.
Matteo of Fenerbahce provoked the Lyon fans last night ????????! pic.twitter.com/3kKO0mqymq
— The Final Whistle (@Rufus_45) August 27, 2026






