Inter u mposhtë mbrëmjen e djeshme në transfertë nga Real Madrid, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Fazës së Ligës në Champions League. Sfida e zhvilluar në “Bernabeu”, përfundoi 2-1.
Ndërsa sot, ka reaguar për herë të parë edhe portieri i zikaltërve, Josep Martinez. Ky ishte fajtori kryesor në golin e dytë të pësuar, pas një gabimi fatal që bëri në zonë.
“Nuk ka udhëtim pa pengesa dhe gabime, si në futboll ashtu edhe në jetë. Të japësh forcë në një moment të vështirë si dje ndërton një personalitet të fortë që të nevojitet për të mbrojtur këto ngjyra.
Unë marr përgjegjësinë për gabimin tim në golin e dytë; nuk mund të pranojmë dy gola të tillë kur përballesh me një ekip si Real Madridi që nuk fal gabimet.
Jemi të gjithë të zhgënjyer sepse besoj se ekipi bëri një performancë të shkëlqyer dje dhe meritoi t'i sillte diçka pozitive Milanos. Ne mësojmë, rritemi, përpiqemi të përmirësohemi dhe presim përpara. Por gjithmonë së bashku dhe të bashkuar”, ka shkruar Martinez.






