Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Dënimet pas sherrit në Champions League, klubi turk apelon vendimin në UEFA

Shkruar nga NEWSPORT
Dënimet pas sherrit në Champions League, klubi turk apelon vendimin
Përleshja e lojtarëve të Lyon dhe Fenerbahce

Fenerbahçe nuk heq dorë dhe i është drejtuar sërish UEFA-s me kërkesën për reduktimin e dënimit të Mateo Guendouzi.

Mesfushori francez u ndëshkua fillimisht me 4 ndeshje pezullim dhe 50 mijë euro gjobë, pas reagimit të tij ndaj tifozëve të Lyon gjatë ndeshjes së kthimit të play-off-it të Champions League.

UEFA më pas e përgjysmoi pezullimin, duke e zbritur në 2 ndeshje, ndërsa dy të tjerat i la pezull për një periudhë njëvjeçare. Tashmë Fenerbahçe kërkon një tjetër lehtësim të masës, ndërsa vendimi do t’i takojë Komisionit të Apelit të UEFA-s.

Nëse dënimi mbetet në fuqi, Guendouzi do të mungojë në dy ndeshjet e para të Fenerbahçes në fazën e ligës së Champions League, ndaj Romës dhe Aston Villas.

Poll

Lexo gjithashtu