Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Debutues në Champions League, klubi surprizon tifozët besnikë dhe bëhet “shembull” në sytë e pretendentëve

Shkruar nga NEWSPORT
Debutues në Champions League, klubi surprizon tifozët besnikë dhe
Topi i Champions League

Për herë të parë në histori, Como do të marrë pjesë në kompeticionin më të madh të Europës siç është UEFA Champions League. Debutimin, skuadra italiane do ta bëjë përballë gjigantit gjerman, RB Leipzig, sfidë e cila do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Stadio Giuseppe Sinigaglia”.

Një ditë para këtij dueli, presidenti i klubit të Comos, Mirwan Suwarso, në dakordësi me drejtuesit kanë vendosur të surprizojnë tifozët besnikë. Është vetë Suwarso që ka njoftuar se vendet në tribunat të cilat rezervohen zakonisht për zyrtarët e lartë, do të jetë të aksesueshme për mbështetësit e flaktë të klubit, ata më të vjetrit të datëlindjes 1950 e më herët.

Një vendim historik që shërben edhe si “model” për t’u ndjekur edhe nga klubet që shfaqen pretendentë për të fituar finalen e këtij edicioni. Duhet thënë se ecuria e Comos në vitet e fundit ka qenë vërtetë mbresëlënëse, e cila kulmoi edhe me kualifikimin në këtë kompeticion të lakmuar europian.

Poll

Lexo gjithashtu