Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Champions dhe rekorde: PSG dhe sulmuesi i Barcelonës në librat e historisë

Shkruar nga NEWSPORT
Champions dhe rekorde: PSG dhe sulmuesi i Barcelonës në librat e
Topi i UEFA Champions League

Dinamikat në UEFA Champions League kanë zgjeruar edhe “dosjen” e rekordeve, ditën e djeshme. Spektakli prodhoi jo vetëm golat, përmbysjet, por edhe statistika interesante që janë përditësuar nga kjo mbrëmje.

Paris Saint-Germain shënoi 6 gola përballë Villarreal, duke konfirmuar nivelin e jashtëzakonshëm dhe arsyen pse mbetet favorit në këtë fazë të garës ku ndodhet kompeticioni.

Champions dhe rekorde: PSG dhe sulmuesi i Barcelonës në librat e
Paris Saint-Germain

Ajo çfarë përbën risi janë 4 prej golave të shënuar. Nga minuta e 9-të e deri në të 17-të, francezët u bën ekipi i parë që shënon katër herë brenda 8 minutave. Askush më parë nuk ia ka dalë ta bëjë këtë gjë në fushë.

Champions dhe rekorde: PSG dhe sulmuesi i Barcelonës në librat e
Lamine Yamal

Lamine Yamal është i radhës që bëri të tijin një tjetër rekord personal. Sulmuesi i Barcelonës u bë futbollisti i parë që shënon numrin më të lart të golave nën moshën 20 vjeç, statistikë që më parë mbahej nga Kylian Mbappe, 14 gola të shënuar nga “diamanti” i Barçës.

 

 

Lexo gjithashtu