Champions League
Magjia e UEFA Champions League vazhdon këtë të mërkurë, ndërsa janë rezervuar përballje tepër interesante, duke i mbërthyer të gjithë spektatorët që prej orës së pasdites, praktikisht 18:45, ku do të zbresin në fushë katër skuadrat e para.
AEK-u i Pilos dhe Strakoshës pret në tokën helene Real Madridin, ndërsa paralelisht, Liverpool sfidon në transfertë Fenerbahcen.
Mbrëmja i takon një sërë duelesh të tjera, ku spikasin Leipzig – Manchester City, Dortmund – Betis si dhe Porto – Napoli.
Me interes mund të shihet gjithashtu edhe përballja mes Lens dhe Comos, ndërsa në fushë do të zbresin PSV – Club Brugge, Viking – Sabah dhe Slavia Prague – Arsenal. Të gjitha këto duele, prej orës 21:00.






